Site icon Telegrafi

Fundi i lidhjes si vdekja e një miku

Çka të ndërmarrim dhe si ta kalojmë situatën e sapokrijuar?

Përballuni trimërisht me faktet

Hapi i parë është vetëdija dhe forca që të pranohet ajo çka ka ndodhur. Të rendisim arsyet të cilat i kanë dhënë fund dashurisë. Me pikëllimin dhe vuajtjen përballemi më mirë kur gjejmë kuptimin.

Rrini fizikisht larg nga ish-dashuria

Është e rëndësishme të qëndroni në një distancë të sigurt nga ish-dashuria, të paktën në fillim. Dykuptimësia, mosmarrëveshjet, zënkat, të gjitha këto mund të përkeqësojnë me të madhe procesin e shërimit dhe rikthimit në botën e beqarëve.

Shërojeni krenarinë e lënduar

Pas gjysmë viti dhimbja nuk është më akute, vuajtjet janë më të rralla dhe filloni ta shëroni krenarinë lënduar. Në momentin kur filloni t’i gëzoheni ditës së ardhshme jeni në fillim të shërimit.

“JO” përgjithmonë

Bëhuni të vendosur dhe kur njëherë thoni apo dëgjoni “jo” le të jetë definitive. Çdo zhagitje nxit katastrofën që është në prag.

Çdo kontakt është rrezik që do ta ripërtërini lidhjen në baza të pashëndetshme të cilat do të shemben me grindjen apo problemin e parë dhe pastaj duhet të kaloni përsëri nëpër të gjitha fazat e shërimit të zemrës së thyer. /Telegrafi/

Exit mobile version