Telegrafi

Fundi i epokës së Maradonas?

Thuhet se Maradona ka kërkuar nga Grondona që të mos ndërrojë stafin, një kërkesë që nuk u prit mirë. Mirë nuk është pritur nga Grondona as kërkesa tjetër e Maradonas, për përfshirjen e Oscar Ruggerit në kombëtaren Gauçose.

Presidenti i AFA nuk ka dhënë ndonjë deklaratë apo komunikatë zyrtare rreth kësaj çështje, por Ole shkruan se Maradonas nuk do t’i vazhdohet kontrata si përzgjedhës i Argjentinës. /Telegrafi/