Telegrafi

“Fundi i botës” dështoi: Zelanda e Re mbijetoi!?

Njerëzit në mbarë botën me frikë e pritën këtë datë, por falë banorëve të Zelandës së Re, tash mund të marrin frymë lirshëm. Sepse, "fundi i botës" nuk ka ndodhur.

Zelanda e Re u bë shpejtë top-temë në internet. Njerëzit nxituan që me pjesën tjetër të botës t’i ndajnë përshtypjet për datën më të frikshme të vitit. Disa nga “cicërimat” në Twitter janë:

"Fundi i botës nuk ka ndodhur. Sinqerisht, Zelanda e juaj e Re”.

"Në Zelandën e Re tash është e premte, por bota nuk mbaroi".

"Hej, botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re dhe bota është akoma këtu. Do të jeni të sigurt nesër, Amerikë”.

"E pra, erdhi 21 dhjetor në Zelandën e Re, dhe do të ishte keq të mendohet se fundi i botës do të pres zonën kohore amerikane”. /Telegrafi/