Luis Suarez është emri i fundit i madh që është larguar nga Barcelona si pjesë e revolucionit që e ka parashikuar trajneri i ri Ronald Koeman.
Uruguaiani ka kaluar te Atletico Madrid, pas largimeve të Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.
Largimi i tij sjell fundin e një karriere legjendare te Blaugranat për sulmuesin, i cili kaloi gjashtë vjet në nivelin më të lartë në këtë klub.
Suarez erdhi te Barcelona pas një kafshimi që i kishte bërë Giorgio Chiellinit në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe vuante pezullimin katër-mujor kur u bashkua nga Liverpooli.
Ai bëri debutimin e tij në humbjen 3-1 ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, por shpejti do të ndryshonte fotografia e tij, normalisht për mirë.
Bumi i MSN-së
Me Lionel Messi dhe Neymar tashmë të kombinuar mirë te Barcelona, ardhja e Suarez e çoi vijën e sulmit në një nivel krejt të ri.
Tre sulmuesit nga Amerika e Jugut nën drejtimin e Luis Enrique fituan tripletën në sezonin 2014/15, pasi morën Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës dhe La Ligan. Suarez shënoi 25 gola, përfshirë një në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe dha 24 asistime gjatë atij sezoni.
Katër trofe dhe Këpuca e Artë
Sezonin vijues, 2015/16, Suarez prodhoi disa numra të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund edicionit si golashënuesi më i mirë në Evropë.
59 golat dhe 22 asistimet e tij e ndihmuan Barcelonën të fitonte katër trofe.
Rikthimi i PSG-së
Edhe pse Real Madrid siguroi dy trofe, pasi kishte fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve – Barcelona pati disa momente lavdie në sezonin 2016/17. Suarez luajti rolin e tij në kthimin e jashtëzakonshëm kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, ndërsa Luis Enrique gjithashtu udhëhoqi ekipin e tij duke fituar Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës.
Gjatë atij sezoni, Suarez shënoi edhe 42 gola të tjerë dhe kontribuoi me 16 asistime.
Fundi i MSN dhe Liga e Kampionëve
Në verën e vitit 2017, Neymar kaloi te PSG për ta lënë Messi dhe Suarez pa anëtarin e tretë të MSN.
Nën drejtimin e Ernesto Valverde , Barcelona pësoi poshtërime të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve ndaj Romës dhe Liverpoolit.
Sidoqoftë, Suarez përsëri dha 36 gola në sezonin 2017/18 dhe 33 në sezonin 2018/19 – përfshirë edhe një het-trik kundër Real Madridit në “Camp Nou”.
Fundi i një epoke
Paraqitja e fundit e uruguaianit për Barcelonën erdhi në humbjen 8-2 ndaj Bayern Munchen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Në sezonin e tij të fundit në klubin katalanas, ai shënoi 21 gola dhe siguroi 11 asistime, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave për në ngjyrat Blaugrana në 198.
Statistikat
Statistikisht, Suarez largohet nga Barcelona si sulmuesi më i mirë në historinë e klubit.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit është golashënuesi i tretë më i mirë, zyrtarisht, në historinë e Barcelonës, vetëm pas Leo Messit dhe Cesar Rodriguez.
1️⃣9️⃣8️⃣ goals in 2️⃣8️⃣3️⃣ games
?❤️ Third leading goalscorer in Barça history
? #9raciasLuis pic.twitter.com/gKFNispmSg— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 23, 2020
Ai është gjithashtu i vetmi lojtar i Blaugranave, përveç Messit , që fitoi “Këpucën e Artë”, ndërsa ai është gjithashtu shënuesi i shtatë më i mirë i huaj në La Liga dhe shënuesi më i mirë uruguaian në La Liga.
Partneri më i mirë i Messit
Si miq të ngushtë brenda dhe jashtë fushës, Suarez dhe Messi kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune.
Messi ka asistuar për Suarezin plot 39 herë gjatë kohës së tyre së bashku në Barcelonë – më shumë se çdo lojtar tjetër. Neymar, i dyti vjen me 20 asistime të marra nga Messi.
Sa i përket asistimeve të marra nga Suarez për Messin, uruguaiani kontribuoi me 47 në total – aq sa Andres Iniesta.
Pasojnë Neymar (42 asistime për Messin), Dani Alves (41) dhe Xavi Hernandez (32).
Një nr.9 legjendar
Vetëm dy sulmues kanë shënuar më shumë gola për Barcelonën sesa Suarez me 198. Paulino Alcantara që shënoi 369m por në kompeticionet inferiore, dhe Cesar Rodriguez me 222.
Kjo do të thotë që Suarez ka tejkaluar emra si Eto’o (130 gola), Patrick Kluivert (122), Thierry Henry (49), Villa (48) dhe Luis Nazario da Lima Ronaldo (47).
https://www.youtube.com/watch?v=16hXBvBJ1Zo&ab_channel=FCBfanclub
/Telegrafi/