Nga të gjithë aksesorët në gardërobën e një femre, fundi është një nga elementët më klasikë dhe feminist të cilit mund t’i drejtohet. Ai mund të jetë i thjeshtë, i sofistikuar, serioz, seksi ose sportiv. Por, me kaq shumë lloje dhe modele ka gjithashtu shumë mundësi kombinimi dhe mënyra se si mund ta vishni.
Bëhuni gati të mbani ca shënime për të arritur kombinimet e duhura këtë periudhë.
Ka një formë klasike, arrin deri te mesi dhe është i gjatë deri mbi gju. Është një veshja e duhur për çdo femër biznesi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë kombinimi gjithashtu.
Veshjet xhins kanë bërë një rikthim të fuqishëm këtë periudhë. Ky model është pak më i thjeshtë dhe më sportiv. Duke qenë një material neutral, mund ta kombinoni me gjithçka.
Është një model shumë pranveror, gjatësia e tij arrin deri mbi gju dhe vjen me një dizajn më të gjerë nga fundi. Kini parasysh që gjithmonë duhet të kombinoni ngjyrat e tij me bluzën ë vendosni të vishni.
Është ëndrra e çdo vajze. Është i bukur, i thjeshtë, voluminoz dhe i përshtatshëm për çdo eveniment.
Është i përshtatshëm sidomos për femrat që veshin këpucë me takë të lartë. Tregon format sepse është i ngushtë dhe gjithashtu vjen pak si me pala në pjesën fundore.
Është njësoj si fundi i një princeshe, por pak më modern. Është tmerrësisht shumë i rehatshëm, i thjeshtë dhe është shumë e lehtë të gjesh kombinimin e duhur për të. Është perfekt për pranverën e këtj viti.
Mund të mendoni se fundet e gjatë kanë dalë nga moda, por në të vërtetë ata mund të jenë shumë të përshtatshëm për këtë sezon, nëse i kombinoni siç duhet. Stili bohemian i tij iu jep mundësinë që të keni një pamje më chic.
Vitin e kaluar ishte veshja e preferuar e shumë vajzave, por edhe këtë vit mund të tërhiqni vëmendjen kudo që shkoni. Vazhdon të mbetet miku i preferuar i një femre. Është një veshje perfekte për një takim me shoqërinë në natyrë.
Nuk është një veshje që mund të vishni çdo ditë, por është një kombinim shumë i mirë për një rast të veçantë. Është i gjatë, voluminoz dhe thjesht mahnitës.