Telegrafi

Fundet më të përshtatshme të stinës për çdo lloj trupi

Me pala, fruda, palosje, vala e re e fundeve të pranverës ka pushtuar tregun dhe ti mezi po pret ta kesh stilin e sezonit. Po si t’ia bësh me peshën që ke shtuar nga pas?

Ndiq këto këshilla për të gjetur fundin më të përshtatshëm për çfarëdo lloj trupi.

Fund treçereksh me pala
I ngushtë në bel dhe i lirshëm te vithet, i jep trupit hijeshi. Një fund formë A-je thekson mesin tënd të hollë dhe rrëshqet bukur mbi vithet dhe kofshët duke minimizuar gjerësinë e tyre. Kombinoje me këpucë me taka dhe një këmishë pas trupit, për t’u dukur e veshur “spic”.

Fund i shkurtër
Nëse i ke këmbët e holla (seriozisht, me ato pulpa!), por merr peshë në pjesën e mesit, kërko një fund të shkurtër, me bel të lartë. Brezi i fundit do të bjerë mbi pjesën më të hollë të bustit dhe do të mbulojë pjesën e mesit, ndërsa gjatësia e vogël, do të zbulojë asetet e tua më të bukura: këmbët.

Fund treçereksh, i ngushtë, xhins
Nëse je me forma dhe e mbushur, zgjidh një fund “pencil”. Prerja e ngushtë do të theksojë formën e trupit duke zvogëluar disi volumin e vitheve dhe kofshëve në vend që të theksohen me një fund të gjerë. Do të dukesh pesë kilogramë më pak.

Fund me palosje
Krijimi i formave është puna jote e përhershme dhe je me fat që fundet me palosje janë në modë dhe. Ky model të ndihmon sepse thekson mesin dhe ka një tegel asimetrik që krijon iluzionin e gjerësisë së vitheve.

Provo një mini në formë A-je
Nuk të duhet të kërkosh në dyqanet që mbajnë masa të vogla. Thjesht përdor fundet mbi gju për të krijuar iluzionin e gjatësisë, shkruan revista class. Fundet xhins dhe kadife janë shumë trendi për momentin, kështu që zgjidh një dhe ekspozo pak lëkurë, brenda standardeve të një zonjushe sigurisht.

Fund treçereksh i ngushtë
Që të themi të drejtën, ti mund të veshësh çfarë të duash, por nëse do që këmbët të duken edhe më të gjata, zgjidh një fund treçereksh “skinny”. Ai qëndron pas vitheve, por në vend që ta ndërpresë linjën e trupit te gjunjët, e zgjat deri në mes të puplave. Nevojiten ca taka të larta. /Telegrafi/