Telegrafi

Fundet mbi pantallona, sërish në modë

Diku nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ishin në modë stilet që lidheshin me ‘Seattle grand music’ . Këmishët e gjera me kuadrate, pamja e parregulluar dhe fundet mbi pantallona njihen për këtë stil të veshjes.

Në sfilatat e pothuajse të gjithë kreatorëve më të rëndësishëm u shfaqën variante më të sofistikuara dhe më elegante në këtë trend. Ata që e mbështesin thonë se është balancë i përkryer midis kombinimit për ditën dhe natën dhe shembull i përkryer për veshje në shtresa. Ata që janë nga ana tjetër thonë se këto dy veshje duhet të vishen veç e veç, kurse të kombinuara janë vetëm kiç.

Në vazhdim të tekstit shikojini fotografitë e sfilatave të modës të shtëpisë së modës “Chanel”, Vera Wang dhe kreatorëve të tjerë të modës të cilët e mbështesin këtë trend. /Telegrafi/