Telegrafi

Fundet e pranverës

Ju duhet të merreni me prirjet aktuale dhe me kombinimin e ngjyrave dhe formave. Në trend është kthimi i fundeve ‘retro’, për krijimin e të cilave stilistët kanë marrë frymëzim në vitet ‘50 dhe ‘60. Shumë më agresive janë edhe fundet në lëkurë me ndikimet që vijnë nga legjendarët e viteve ‘80.

Derisa kërkoni fund për vete, më modernin do ta zgjidhni nëse mendoni për shëtitjen pasdite nëpër rrugica ose gjatë mbrëmjeve nëpër pushimore.

Nëse fundi juaj është i thjeshtë dhe pa ndonjë model të veçantë, kënaquni me këpucë të sheshta me modelin e këpucëve të baletit. Nëse fundi juaj është më i veçantë se kaq, kujdesuni më tepër që edhe këpucët të jenë në lartësinë e fundit. Këpucët bëjnë diferencën mes një veshjeje të zakonshme dhe një veshjeje më elegante. Me këpucë me taka do të arrini të përfitoni pamjen e dëshiruar.

Stilistët na mahnitin me propozimet e tyre, qofshin këto në tendencë në ngjyrë dhe formë, por kësaj radhe ata propozojnë që çdo femër të ketë të paktën një fund qoftë ky i shkurtër apo i gjatë. /Telegrafi/