Telegrafi

Fundet e gjata moderne

Sipas rregullit, fundet e gjata (deri në nyje të këmbës) më së miri kombinohen me sandale të rrafshëta ose mokasine, derisa ato pakëz më të shkurtra (deri nën gjunjë) rrinë njësoj mirë, edhe me të rrafshëta edhe me take.

Derisa kërkoni fund për vete, më modernin do ta zgjidhni nëse mendoni për shëtitjen pasdite nëpër rrugica ose gjatë mbrëmjeve nëpër pushimoret ekskluzive pranë bareve në plazh.

Fundet e gjata duhet të jenë nga materiali i lehtë, të tejdukshëm dhe komodë.

Me to kombinoni bluza pa krahë sa më neutrale dhe të thjeshta. /Telegrafi/