Nga: Jim Morrison (Kënga “The End”, e grupit “The Doors”, 1967)
Përktheu: Fadil Bajraj
Ky është fund, o mik i dashur
Ky është fund, o i vetmi mik
Fund i ëndrrave të përfytyrauara
Fund i gjërave të lavdëruara
Fund. s’ka më rehati dhe habi
Në sytë e tu kurrë më s’do të shikoj përsëri
A mund ta paramendosh se çfarë do të ishim
Të pakufishëm e të lirë
Duke pritur me dëshpërim dorën e një të panjohuri
Në tokën e pashpresë
I humbur në egërsi të dhembjes romane
E të gjithë fëmijët janë të marrë
Duke pritur shiun e bekuar
Rreziku është buzë qytetit
Udhëto autostradës së mbretit
Skena tmerruese brenda minierës së arit
Udhëto autostradës kah perëndimi
Shaloje gjarpërin gjer te liqeni
Liqeni i lashtë
Gjarpëri është i gjatë
Shtatë milje
Shaloje gjarpërin
Ai është i artë e lëkurën e ka të butë
Më së miri është në perëndim
Ti eja këtu, e ne do të përkujdesemi për amshim
Autobusi i kaltër ne na fton
Vozitës, kah po na çon?
Vrasësi u zgjua para agimit
I mbathi çizmet
U trimërua prej galerisë së lashtë
Eci nëpër paradhomë
Erdhi te dera
hyri brenda
“Baba?”
“Po, bir?”
“Dua të të vras.
Nëno, dua të të…”
Eja loçkë shfrytëzoje rastin me ne
Dhe më prit në fund të autobusit të kaltër
Ky është fundi, o mik i dashur
Ky është fundi, o i vetmi mik, fund.
Më vjen keq të të liroj
Por ti kurrë s’do t’më ndjekës më
Fund i qeshjes dhe i rrenave të kulluara
Fundi i netëve në të cilat u orvatëm të vdesim.
Ky është fund.
(Marrë nga: “Antologji e rok poezisë”, Zëri, botimet “Oaza”, 1997)
https://youtu.be/JSUIQgEVDM4