Site icon Telegrafi

Fund i jashtëzakonshëm, tre gola në kohën shtesë dhe Atletico mposht Porton

(Foto: Twitter/Screenshot/GiveMeSport)

Atletico Madridi dhe Porto kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Wanda Metropolitano.

Yannick Carrasco e Koke për vendasit dhe Mateus Uribe e Evanilson për mysafirët, i patën shanset e tyre në gjysmën e parë, e cila përfundoi pa gola.

Në minutën e 50-të, Koke nuk hezitoi ta fuste topin në rrjetë. Mirëpo, pas konsultimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

(Foto: Twitter/Atletico de Madrid)

Mysafirët u treguan të rrezikshëm me disa raste, përmes Stephen Eustaquio e Joao Mario, që nuk arritën t’i konkretizonin.

Në minutën e 82-të, Mehdi Taremi e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja duke e lënë ekipin portugez me një lojtar më pak në fushë.

Nikoqirët e shfrytëzuan superioritetin numerik në minutat e mbetura dhe ia dolën ta shënonin golin e epërsisë përmes Mario Hermoso (90’+2), i cili kishte hyrë në vend të Alvaro Moratas.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin nga pika e bardhë me penalltinë e konkretizuar të Mateus Uribe (90’+6).

(Foto: Twitter/Atletico de Madrid)

Por, kjo ndeshje akoma nuk kishte përfunduar! Pas një harkimi nga këndi, Antoine Griezmann ndodhej në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta shënuar golin e fitores (90’+11).

Atletico Madridi ndan vendin e parë në Grupin B me Club Brugge që fitoi me një gol ndaj Bayer Leverkusen. /Telegrafi/

https://twitter.com/DEANFOOTBALL1/status/1567617731284844545

https://twitter.com/FootyHub12/status/1567620061006897156

Exit mobile version