Telegrafi

Fund dramatik mes Atlanta Hawks dhe Charlotte Hornets – fitore më bindëse marrin Toronto Raports

Ka përfunduar një pjesë e ndeshjeve në NBA, derisa kishte rezultate të thella në disa prej tyre.

Në këtë xhiro, në total u zhvilluar vetëm tri përballje, derisa takimi më interesant ishte ndaj Atalanta Hawks dhe Charlotte Hornets.

Hawks arritën të fitonin në një fund dramatik ndaj Hornets me rezultat 143-138.

Çereku i parë përfundoi i barabartë, 32-32, derisa i dyti i takoi Atlantas me 34-31. Në pjesën e dytë, çereku i trete sërish ishte për vendasit, por vetëm me një pikë dallim 32-32.

Çereku i katërt ishte në dorën e Hornets që fituan 28-42, duke bërë që takimi të shkonte në vazhdime, e aty triumfoi Atalanta me 21-16.

Fitore në këtë xhiro mori edhe Denver Nuggets që fitoi ndaj Milwaukee Bucks 109-95, dhe Toronto Raports që triumfoi ndaj Utah Jazz 101-92. /Telegrafi/