Site icon Telegrafi

Fund i cili mbulon të gjitha të metat: Femrat janë mahnitur pas këtij trendi!

Në sezonin veror kemi veshur funde me printe lulesh, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që ato nuk mund të barten edhe në vjeshtë. Aq më tepër, ky print është më i popullarizuar më shumë se kurrë më parë

Shtojcë e përsosur për çdo fund mini, midi dhe maksi pikërisht është mbështjellësja! Mu për shkak që praktikishtky model i fundit lidhet përreth trupit, perfekt thekson format femërore dhe nxjerr në pah gjithë ato që janë më të mirat në trup.

Printi i luleve, volani, asimetria – me mbështjellëse mu të gjitha përshtaten! – transmeton Telegrafi.

Nëse megjithatë kjo ide ju duket pak e tepruar për shijen tuaj të modës, ju propozojmë që t’i jepni shansin fundit me volan-mbështjellës.

Asimetria gjithashtu funksionon shumë mirë me fundet me mbështjellje, sepse në këtë mënyrë do të tregoni pak më shumë këmbët, ndërkaq në kombinim me këpucët me taka apo me sandale me platformë, këmbët vizualisht do të duken më të gjata.

Varianti i preferuar i fundit me mbështjellje është fundi i gjatësisë midi, sepse është më praktik – mund të bartet bash me të gjitha këpucët – nga sandalet verore dhe espadrilat e deri te atletet dhe çizmet.

Nga ana tjetër, për shkak të gjatësisë së tij, është ideal për raste afariste, por edhe zgjedhje gjeniale për dalje argëtuese në mbrëmje.

/Telegrafi/

Exit mobile version