Telegrafi

Fullani raporton në FMN

Në këto takime, guvernatori Fullani bëri një ekspoze të ekonomisë shqiptare si dhe ka njohur të pranishmit me masat e marra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend.

Drejtuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore u shprehën se Shqipëria ishte një nga vendet e pakta që arriti t’u rezistojë efekteve negative të krizës globale, duke regjistruar rritje ekonomike pozitive në një ambient me inflacion të ulët.

Gjatë takimeve u vlerësua roli i rëndësishëm që ka luajtur Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend. /Tch/Telegrafi/