Telegrafi

Fullani konfirmon rritjen ekonomike

Guvernatori tha se këto të dhëna u miratuan në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Fullani tha se rritja e ekonomisë ka qënë e qëndrueshme dhe kërkesa është shtuar duke ndikuar në rritjen e lëndëve të para dhe artikujve bazë të lëndëve ushqimore.

“Inflacioni në muajin janar të vitit 2011 ka qenë 3.3 për qind. Mallrat ushiqmorë dhe nafta kanë pësuar një rritje të çmimeve si pasojë e ndikimit të krizës botërore. Kjo krizë e çmimeve ka prekur shtresat më të ulëta”, tha Fullani.

Për të, ritmi i investimit mbetet i ulët ndërsa ecuria e tyre do te jetë pozitive gjatë viteve në vijim. "Ritmi i investimeve gjatë vitit 2011 ka qenë relativisht i ulët", tha guvernatori.

Fullani shtoi se konsumi dhe investimet private kanë parë ecuri të ngadaltë dhe se pritet një investim më i lartë. Sipas tij, qëndrueshmëria fiskale është kusht për ekonominë. /Telegrafi/