Telegrafi

Fullani: Ekonomia rrezikon zhvillimin

“Një nga hapat që duhet hedhur menjëherë është hartimi i një modeli të ri të rritjes ekonomike, duke patur mangësitë e modelit të deritanishëm", tha Fullani.

Guvernatori tha se Shqipëria duhet të krijojë një profil të qartë ekonomik, i cili duhet të orientohet më shumë drejt sektorit të jashtëm.

“Në kushtet e një ekonomie të vogël, rëndësi të veçantë merr rritja e qëndrueshmërisë së eksporteve. Reformat, vendimet strategjike duhet të përshtaten në përputhje me këtë objektiv", tha Guvernatori Fullani.

Këto deklarata të guvernatorit u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes se Bankës së Shqipërisë me universitetin e njohur të Oksfordit, ku të dy institucionet bien dakord të zhvillojnë studime të përbashkëta mbi ekonominë dhe politikat më të mira të zhvillimit. /Tch/Telegrafi/