Telegrafi

Fullani: Bankat të sigurta dhe stabile

 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani gjatë raportit në Komisionin e Ekonomisë dhe të financave deklaroi se nxitja e konsumit duhet të jetë një objektiv në të ardhmen.

Ndërkohë që deklaroi se deficit buxhetor ka pësuar një ulje të ndjeshme.
Sektori i ndërtimit sipas guvernatorit Fullani ka qenë një ndër sektorët që ka shfaqur më tepër rënie dhe kjo për shkak të uljes së ndjeshme të shitjes së pasurive të paluajtshme.

Kreu i bankës Ardian Fullani ka deklaruar se bankat në Shqipëri janë të sigurta dhe të shëndosha financiarisht gjithsesi guvernatori i bëri apel institucioneve që të ndihmojnë sistemin bankar për të zbatuar koleteralet ose ndryshe garancitë që vihen në momentet që jepet kredia. /Telegrafi/