Telegrafi

Fulhami kualifikohet, Roma siguron pozitën e parë

Bobby Zamora ishte heroi i anglezëve, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë (41’ dhe 45’), derisa golin e tretë e shënoi Zoltan Gera (77’). Për zviceranët realizuan Alexander Frei (63’) dhe Marco Streller (87’).

Takimi tjetër i Grupit E, i zhvilluar ndërmjet CSKA Sofjes dhe Romës, përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-0.

Pas xhiros së fundit, këtij grupi i prin Roma me 13 pikë, ndërsa në vendin të dytë gjendet Fulhami me 11 pikë. /Telegrafi/