Telegrafi

Fulhami fiton ndaj Wolfsburgut

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa pas një orë lojë Bobby Zamora (60’) zhbllokoi rezultatin për 1-0.

Ishte Zamora ai që asistoi tre minuta më vonë (63’) për Damien Duff që dyfishoi epërsinë.

Fulhami mendoi të kalojë pastër nga ndeshja e parë, por Madlung shënoi golin shumë të vlefshëm si mysafir për gjermanët pas shërbimit të Zvjezdan Misimovicit.

Skuadra angleze në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave hyn me një përparësi të lehtë, kur dihet rëndësia e golit të shënuar si mysafir nga Wolfsburgu. /Telegrafi/