Telegrafi

Fulhami bisedon me Hitzfeld dhe Eriksson

Favorit për pozitën e trajnerit të ekipit anglez është Sven-Goran Eriksson, mirëpo Hitzfeld konsiderohet si një alternativë serioze, duke qenë se trajneri suedez kërkon pagë të papërballueshme për Fulhamin

61-vjeçari Hitzfeld, është njëri nga tre menaxherët (dy të tjerët janë Ernst Happel dhe Jose Mourinho) që e kanë fituar Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme, ndërkohë që ka fituar edhe nëntë tituj të ligave, gjatë kohës kur drejtonte Bayern Munichun, Borussia Dortmundin dhe Grasshopper Club Zurich. /Telegrafi/