Telegrafi

Fulham – United, ndalet rryma në Londër!

 Ndeshja Fulham – Manchester United e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Londër është ndërprerë në minutën e 40-të pranë rezultatit 0-0.

Shkak për këtë ndërprerje të përkohshme ishte ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin Craven Cottage.

Lojtarët dhe menaxherët shkuan në zhveshtore, por u kthyen pas pak momenteve për të vazhduar edhe pesë minutat e mbetura të kësaj sfide. Rooney dhe shokët e tij kanë një mision të vështirë tani, të shënojnë dhe të luftojnë për t’i marrë tre pikë në këtë terren të vështirë.

Ndeshja po zhvillohet dhe pas përfundimit të saj me golat, rastet dhe raportin e plotë mund të informoheni vetëm në Telegrafi.com. /Telegrafi/