Telegrafi

Fulham rikthehet në Ligën Premier pas katër vitesh

Fulham (Getty Images)

Fulham është rikthyer në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Aston Villan në Play-Off me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e njohur angleze ka arritur të sigurojë ngjitjen në nivelin më të lartë të futbollit anglez, në Ligën Premier pas fitores ndaj Aston Villas.

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi Fulhamit, të cilët rrezikuan disa herë, por gjetën edhe golin.

Tom Cairney shënoi golin e vetëm (Getty Images)

Luhej minuta e 23-të e ndeshje, kur Tom Cairney shënoi për 1-0 pas asistimit të Ryan Sessegnon dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Steve Bruce u mundua në kthehet në lojë duke rrezikuar disa herë portën e Fulhamit.

Momenti i ndëshkimit të Denis Odoi (Getty Images)

Aston Villa e pati punën edhe më të lehtë pasi në minutën e 70-të lojtari i Fulhamit, Dennis Odoi, u ndëshkua me të kuq, por deri në fund shifrat mbetën të pandryshuar dhe Fulham siguroi rikthimin në Ligën Premier.

Më parë, ngjitjen në kategori e siguruan edhe Wolverhampton nga pozita e parë dhe Cardiff City nga vendi i dytë. /Telegrafi/