Telegrafi

Fulham me fitore shkruan historinë

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi me të filluar takimi (1’) kur Bobby Zamora shënoi me ndihmën e Zoltan Geras.

Me këtë fitore Fulhami për herë të parë në histori të klubit kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League, me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.

Në gjysmëfinale skuadra angleze do të ndeshet me ekipin gjerman Hamburg, që eliminoi bindshëm Standardin me rezultat 5-2 pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/