Telegrafi

Fulham dëshiron Zolan

Sunday Express ka shkruar dje se Fulhami beson se trajneri italian dhe Steve Clarke janë dyshja për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm pas largimit të Hodgson në drejtim të Liverpoolit.

Legjenda e Chelseat ende ndjehet i lënduar pas shkarkimit nga West Ham United dhe e ka të vështirë të rikthehet në menaxhim kaq shpejtë.

Alan Curbishley po ashtu është në mesin e favoritëve për të pasuar Hodgson, ndërsa në listë është edhe Sven-Goran Eriksson. /Telegrafi/