Site icon Telegrafi

Fulham – Arsenal, formacionet zyrtare të derbit londinez

Njëra nga skuadrat më në formë në Angli, padyshim që është Arsenali.

Topçinjtë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në Ligën Premier, janë rikthyer dhe kanë marrë pesë fitore të një pas njëshme.

Në javën e tetë të Ligës Premier, Arsenali do ta zhvilloj derbin londinez ku do të luaj në udhëtim tek Fulhami.

Bardh e kuqtë synojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa Fulham për synim ka të marrë pikë dhe ta befasojë rivalin lokal.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide, ku Granit Xhaka e Shkodran Mustafi janë titullar për Topçinjtë.

Formacionet zyrtare:

Fulham: Bettinelli, Mensah, Odoi, Ream, Bryan, Sessegnon, Seri, Cairney, Vietto, Schurrle, Mitrovic.

Arsenal: Leno, Bellerin, Mustafi, Holding, Monreal, Torreira, Xhaka, Mkhitaryan, Welbeck, Iwobi, Lacazette. /Telegrafi/

Exit mobile version