Telegrafi

Fulham 1-2 Man Utd, notat e lojtarëve – Shkëlqen Pogba

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 në udhëtim te Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një fitore të vuajtur, por shumë të vlefshme pasi e ka rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ademola Lookman (5’) për vendasit, ndërsa për Unitedin shënuan Edinson Cavani (21’) dhe Paul Pogba (65’).

Lexo po ashtu Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori francez, Pogba, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Alphonse Areola që u notua me 5.5.

Fulham:

Man Utd:

/Telegrafi/