Telegrafi

Fulham 0-3 Man City, notat e lojtarëve

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive, duke marrë një fitore më të lehtë sesa mendohej në udhëtim te Fulhami.

Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga John Stones (47’), Gabriel Jesus (56’) dhe Sergio Aguero (60’).

Lexo po ashtu Manchester City fiton thellë dhe me lehtësi në udhëtim te Fulhami

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i mysafirëve, Joao Cancelo, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Joachim Andersen që u notua me 5.6.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/