Telegrafi

Fule: Vendimi për statusin, jo përgjigje negative

“Nëse ju lexoni me vëmendje opinionin e Komisionit Evropian, ne nuk kemi thënë që ne s’propozojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, është e kundërta. Ne rekomandojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, por sigurisht me disa kushtëzime për të plotësuar disa kritere. Në këtë aspekt, ka një pikë shumë të rëndësishme”.

“Ne mundohemi të jemi shumë seriozë kundrejt qeverisë shqiptare dhe kundrejt qytetarëve. Ne nuk po ju themi juve në mënyrë shumë të përgjithshme: Dëgjoni: ju duhet të plotësoni këto kritere dhe pastaj le ta shohim. Jo. Ne kemi dhënë një listë shumë të detajuar dhe përveç kësaj ju kemi dhënë një afat shumë të qartë. Ne kemi bërë të qartë, se do të shohim si do plotësohen kriteret e opinionit gjatë shpalljes së progres-raportit të paketës së zgjerimit të vitit tjetër”, thekson Fule.

Ai shtoi se fakti që Shqipëria nuk është rekomanduar si shtet kandidat tani, kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk mund të arrijë afatin e vitit tjetër. “Është shumë e rëndësishme të thuhet se për arritjen e hapjes së negociatave ka përgjegjësi jo vetëm qeveria shqiptare, por i gjithë spektri politik, edhe opozita. Pra është një përgjegjësi e përbashkët për qeverinë dhe opozitën për të arritur këtë, ashtu siç është përgjegjësi e përbashkët për të kapërcyer ngërçin politik. Ngërçi politik është ai për të cilin ne kemi fjalën kur flasim për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Kjo është diferenca edhe për statusin e kandidatit”, është shprehur komisioneri Fule. /Gazeta Start/