Telegrafi

Fule: Negociatat për MSA-në nisin në vjeshtë

Ai tha se do të ketë çështje të vështira, por që do të tejkalohen.

Fule tha se Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e pritjeve evropiane. Sipas tij, Kosova ka shënuar përparime të mëdha në raport të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si dhe hapjen e negociatave për MSA-në.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova ka gatishmëri të plotë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për respektim të marrëveshjes në përpikëri.

Thaçi deklaroi se tashmë ka filluar zbatimi i marrëveshjes. Sipas tij, përkushtimi i Qeverisë është që bashkërisht me ndërkombëtarët të punojnë që edhe në veri të ketë kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sipas tij, reformat administrative po vazhdojnë, ndërsa tha se po punojnë për më tepër rend dhe ligj. /Telegrafi/