Më “fukaraja” ka pasuri 29 miliardë dollarë, për më të pasurin mos të flasim: Kjo është pasuria e 30 njerëzve më të pasur në planet
Hakim Kasami
“Bloomberg Billionaires Index” ka publikuar listën me 30 njerëzit më të pasur të planetit.
Këta njerëz kontrollojnë një pasuri prej rreth 1.7 trilion dollarë, vlerë e cila është më e lartë se GDP vjetore e shteteve si Spanja, Meksika, apo Turqia.
Sipas mediave, përcjell tch, 29 miliardë dollarë, është pasuria neto e të fundit miliarder që është bërë pjesë e 30 më të pasurve.
Siç bëhet e ditur tutje, 19 prej tyre janë nga SHBA, ndërsa 2/3 e tyre janë themeluesit e disa prej kompanive më të fuqishme të botës, si Amazon, Google, Facebook, etj.