Telegrafi

Fujitsu Stylistic M532

Sipas lajmërimit zyrtar, ky model është punuar për kategorinë pak më abstrakte të shfrytëzuesve profesional të tabletëve, por edhe për përdoruesit shtëpiak. Kështu ky është i pajisur me mbrojtjen e xhamit Gorilla Glass, e njëkohësisht përkrah MS Exchange, Global Adress Lists, Citrix, VMWare dhe Microsoft Virtual Desktop.

Për sa i përket përdorimit shtëpiak aty është përkrahja për DLNA që do të thotë se përmbajtjet multimediale mund të shfaqen në televizor ose projektor.

Pajiska ka masë prej 560 gram, përkrah 3G/UMTS, ka të integruar GPS-në, dy kamera dhe microUSB, Port Replicator, sllotin SIM dhe sllotin për kartelat e memories. Bateritë e përdorura sipas pohimeve mjaftojnë për videoprojeksion në kohëzgjatje prej 9.5 orësh, e zemra e pajisjes është Tegra 3 me A9 katërbërthamësh të ARM-së në 1.4 GHz. Çmimi për tregun e BE-së është 550 euro. /Telegrafi/