Telegrafi

Fujitsu IS12T telefon me Windows Phone 7.5 Mango

Fujitsu IS12T Windows Phone 7.5 Mango është vërejtur në raftin e dyqanit Biccamera Yurakucho në Tokio, mirëpo fillimisht njerëzit nuk e besuan se bëhej fjalë për ndonjë model të ri të telefonit, i cili bazohet në platformën e Microsoft. 

Kohëve të fundit, Microsoft bashkë me prodhuesit e ndryshëm të telefonave të mençur mobil, është munduar shumë që të lansojë në treg modele të ndryshme të telefonave që bazohen në sistemin e saj operativ, Windows Phone Mango. 

Gjatë muajve të ardhshëm, pritet që Microsoft të fillojë promovimin e sistemit të saj operativ, së bashku me modelet e telefonave të rinj, duke përfshirë edhe ata të markës së njohur botërore, Nokia. / Telegrafi /