Site icon Telegrafi

Fujifilm blen Xerox për 6.1 miliardë dollarë

Kompania japoneze Fujifilm ka blerë Xerox në një marrëveshje prej 6.1 miliardë dollarësh, duke kombinuar kompaninë amerikane në biznesin e tyre ekzistues duke shkurtuar shpenzimet mes rënies së kërkesës për printer zyre.

Tash kompania e kombinuar do të mbajë emrin Fuji Xerox, do të bëhet një degë e Fujifilm, me seli të dyfishtë në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni dhe do të udhëhiqet nga shefi i Xerox, Jeff Jacobson, ndërsa shefi i Fujifilm, Shigetaka Komori do të shërbejë si kryetar.

Xerox raportoi një humbje neto nga operacionet e vazhdueshme prej 196 milionë dollarësh në tremujorin e katërt, kryesisht për shkak të një pagese 400 milionë dollarë, pasi kërkonte të përfitonte nga ndryshimet në ligjin e taksave amerikane.

“Ky ka qenë një vendim i shpejtë, por unë besoj se ishte i nevojshëm. Struktura e re do të ndikojë në pikat e forta të tre kompanive tona “, tha komisioneri i Fujifilm, në një konferencë, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e ristrukturimit të vet, Fujifilm tha se është duke shkurtuar 10 mijë vende pune në Fuji Xerox, më shumë se një e pesta e fuqisë punëtore të saj në ndërmarrjen e përbashkët në rajonin e Azi-Paqësorit. /Telegrafi/

Exit mobile version