Site icon Telegrafi

Fuere: Zhgënjyese është që pushteti i tanishëm i përsërit gabimet e qeverisjes së kaluar

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere në një intervistë për AIM tha se është zhgënjyese të shihet si reforma në administratën publike, pushteti i tanishëm duket se i përsërit gabimet e qeverisjes së kaluar.

“Qeveria e tashme duhet të jetë e vëmendshme ta mbajë përqendrimin te reformat”, tha Fuere duke shtuar se pushteti i tashëm nisi me mesazh të madh se nuk do të përsëritet partizimi i politikës për çka ra edhe regjimi i Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij zhgënjyese ishte të shihet se si fitohen votat e ratifikimit e marrëveshjes së Prespës dhe njoftimin se ka pasur marrëveshje për amnisti.

Fuere thotë se edhe partia opozitare maqedonase nuk është reformuar dhe e njëjta partia vepron njëlloj sikur Gruevski të jetë lider.

“Mos pasja e opozitës konstruktive e vështirëson punën e qeverisjes. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se shumë e rëndësishme, nëse çmimi që duhet të paguhet për marrëveshje që dobësohet sundimi i së drejtës, atëherë a është çmim i mirë”, pyet Fuere.

Fuere gjithashtu ceku se është i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë bllokon PSP-në./Telegrafi/

Exit mobile version