Marrëveshja e Ohrit i ka përballuar sfidës së kohës por fryma e saj duhet të ruhet edhe më tej, vlerëson ish ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere. Në një intervistë për “Alsat”, Fuere thotë se duhet të zbatohen politika në interes të të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të një grupi të caktuar etnik. Ai këtu përmendi punësimet në administratë si dhe një arsim të integruar multikulturalist.
I pyetur se si e shikon Marrëveshjen e Ohrit nga perspektiva e sotme, Fuere tha se një kujtim i rëndësishëm që Marrëveshja e Ohrit solli paqen dhe fundin e një konflikti të armatosur në Maqedoni dhe gjithsesi krijimin e një kornize për stabilitet, për institucione demokratike dhe decentralizimin e pushtetit në një kohë kur vendi tashmë ishte i etur të tregojë kredencialin e tij evropian dhe dëshirën për të qenë pjesë e procesit eurointegrues.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit po ashtu vendosi një shembull për rajonin i cili ishte akoma nën kërcënimin e konflikteve ndëretnike dhe tensioneve ndërshtetërore në atë kohë. 20 vjet më vonë, unë do të thoja se marrëveshje definitivisht i përballoi sfidës së kohës pavarësisht shumë pengesave të hedhura në rrugën e saj, sidomos gjatë qeverisjes së drejtuar nga Gruevski, me qasje e tij tejet të centralizuar ndaj pushtetit dhe mungesën e dialogut politik. Por në të njëjtën kohë, ka akoma shumë punë për t’u bërë për të qenë të sigurt që fryma e marrëveshjes respektohet plotësisht”, u shpreh Fuere.
Sa u takon marrëveshjeve të vendit të periudhës së fundit, Fuere tha se është i befasuar që Shkupi dhe BE-ja nuk siguruan reciprocitet në çështjen me Bullgarinë.