Site icon Telegrafi

Fuere: Greqia ta lejojë Maqedoninë t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit

Ervan Fuere, ish-ambasador i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup ka deklaruar se është e qartë që koha për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, është e shkurtër.

Për Faktor, në TV24, ai është shprehur se presin që në qershor, Komisioni Evropian (KE) ta rikonfirmojë udhëzimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Fuere shprehet se Greqia duhet që ta lejojë Maqedoninë që të fillojë bisedimet, edhe nëse çështja e emrit nuk do të zgjidhet, por bisedimet duhet të vazhdojnë paralelisht.

Sipas tij, Greqia ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të veprojë me racionalitet, kurse për zgjidhjen e emrit, Fuere thotë se duhet të respektohet identiteti, gjuha, kultura dhe trashëgimia, që nuk është në dëm të trashëgimisë së Greqisë, apo ndonjë tjetri. /Telegrafi/

Exit mobile version