Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Ervan Fuere për AIM-në tha se është kritike në qershor të vendoset për fillimin e procesit të negociatave, me hapjen e kapitujve të parë.
“Është vitale që vendimi i marrë në mars të konfirmohet dhe të arrihet një marrëveshje për hapin tjetër, caktim të datës për fillimin e negociatave të pranimit. Shumë kohë tashmë janë humbur para coronavirusit vitin e kaluar, veçanërisht me veton franceze, dhe tani ballafaqimi me virusin i ka prek të gjithë, por kjo nuk duhet të vonojë fillimin e negociatave dhe caktimin e datës që do të fokusohet edhe BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në reforma e nevojshme”, tha Fuere për AIM-në.
Megjithëse të gjithë janë të vetëdijshëm se pandemia është duke ngadalësuar procesin, Fuere pajtohet që Bashkimi Evropian, megjithë krizën, ka arritur të mbajë Ballkanin në krye të prioriteteve të saja.
“Ata nuk do ta kishin marrë vendimin në mars në mes të krizës së coronavirusit nëse do të kishte ende hezitim. Vendimi është marrë, dhe tani është e rëndësishme që ai të dalë në pah. Shumë do të varet nga korniza e bisedimeve që do të prezantohet në fillim të qershorit, së bashku me raportet për vendet, por e gjithë kjo duhet të shpejtojë procesin dhe të konfirmojë që procesi i zgjerimit është akoma shumë i gjallë dhe se ka një të vërtetë, perspektivë konkrete për Ballkanin Perëndimor”, shpjegon ish-ambasadori i BE-së./Telegrafi/