Telegrafi

Fuel Micro Charger, mbushës për raste emergjente!

Me madhësinë e cila mund të ngjitet në mbajtësin e çelësave, Fuel Micro Charger është projektuar që të sigurojë 20-30 minuta kohë shtesë për bisedë në telefon, apo disa orë tjera aktive të telefonit, për të pranuar thirrje apo SMS.

Krijuesi i veglës së mençur, Devotec Industries thotë se vegla është "e përkryer për rastet kur përdoruesi ka pasur një vonesë të papritur, ose nuk ka qenë në gjendje që plotësisht ta mbush telefonin, ose kanë nevojë për të bërë thirrje të shkurta, të dërgoni një email ose të përdor GPS dhe hartat për ta gjetur rrugën deri në shtëpi ose për ndonjë takim të rëndësishëm. "
Për të përdorur mbushëin Fuel Micro Charger, përdoruesit duhet ta shtypin vetëm një buton i cili e ndez atë, dhe ta vendosin telefonin e tyre në mbushës, i cili menjëherë do të fillojë mbushjen e telefonit me rrymë. / Telegrafi /