Site icon Telegrafi

Fucking boll ma!

Sipas banorëve të këtij fshati me emër vërtetë karakteristik, përveç turistëve ata janë në hall edhe me telefonat e shtëpisë të cilët vazhdimisht cingërojnë, ndërsa personat që zakonisht thërrasin, para se të shpërthejnë me të qeshura bëjnë gjithmonë vetëm një pyetje – “Më falni a është ky fshati Fucking?”

Hallet filluan kur anglezët mësuan se numrat e banorëve të fshatit mund t’i gjejnë lehtë në bazën e të dhënave të telefonisë austriake, të publikuar “online”. E tëra që duhet të bëjnë është vetëm ta shkruajnë fjalën “Fucking”, shkruan orange.oc.uk.

Falë publikimit të numrave “online”, edhe banorët e fshatrave tjerë në Austri me emra të çuditshëm si, Oberfucking dhe Rottenegg shpesh janë në shënjestër të këtyre thirrjeve pa karar, por duket se Fucking mbetet më i preferuari.

“Nuk e di çka kanë anglezët me ne pse na thërrasin vazhdimisht në telefon – gjithmonë jemi në lajme, por ne vetëm dëshirojmë të jetojmë rehat në fshatin tonë të vogël”, thotë kryetari i fshatit Fucking, Siegfried Hauppl, duke refuzuar çdo propozim për t’ia ndërruar emrin fshatit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version