Site icon Telegrafi

Fuad Rahimi: Do të luftojmë në fushë për t’ia arritur qëllimit ndaj Andorrës U-21

(Foto: ffk-kosova.com)

Mbrojtësi i Kosovës U-21, Fuad Rahimi, është deklaruar para ndeshjes që skuadra e zhvillon kundër Andorrës U-21, në kuadër të Grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit Evropian të grupmoshave nën 21 vjeç.

Në ndeshjen që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim në ora 19:00, skuadra jonë do të jetë me disa mungesa, ngase katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen me Andorrën dhe do të japim 100 përqindëshin tonë”.

(Foto: ffk-kosova.com)

“E dimë që Andorra është ekip që duhet respektuar, ngase në ndeshjen e fundit ka barazuar me Anglinë (3-3), por ne presim fitore dhe secili prej nesh do të luftojë fortë në fushën e gjelbër për t’ia arritur këtij qëllimi”.

“Normalisht, në fund mbetet të shohim se çfarë do të tregojë loja, por jemi optimist se kësaj radhe do të krijojmë më shumë raste dhe do t’i shfrytëzojmë ato”, ka thënë Rahimi për faqen e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version