Telegrafi

I ftuari çohet në këmbë dhe puth moderatoren në buzë, gjatë transmetimit Live (Video,+16)

Një situatë e pazakonshme është regjistruar në një emision italian, ku i ftuari në studio pasi ka biseduar në transmetim live me moderatoren i ka thënë asaj: “Unë duhet të të puth patjetër”!

Ende po mbaruar mirë fjalën ai është çuar nga karrigia, i është afruar dhe e ka puthur për disa sekonda në buzë.

Pas kësaj moderatorja vetëm qeshi dhe vazhdoi të fliste.

Videoja është bërë virale në internet.

Kujtojmë këtu se këtë gjest e kemi parë disa herë me radhë kohët e fundit në televizionet italiane.

Rasti i fundit ishte kur bashkëshortja e futbollistit Toti puthi në buzë kolegen e saj moderatore. /Panorama/