Linda Watson nga Cambridgeshire e Anglisë, ka bërë ftesë publike për të gjithë turistët që kanë rulotë, që të shkojnë për të pushuar në pronën e saj.
Pronarja 48-vjeçare nuk e ka bërë këtë veprim që t’i kënaq pushuesit, por vetëm që t’i bezdis fqinjët e saj dhe ta mbushë zonën me mbeturina, transmeton Telegrafi.
“Banorët e kësaj ane janë të mërzitshëm dhe shumë të pasjellshëm, ndërsa nuk të ndihmojnë për asgjë. Ky do ishte dënimi më i mirë për ta”, ka thënë Watson.
Por, ftesa saj është refuzuar nga zyrtarët e zonës, sepse mungon infrastruktura dhe nuk është hapësirë e duhur për aktivitete turizmi. /Telegrafi/