Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Knaus në një postim në X shkruan se opinioni i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
“…17. Prandaj, Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave
17.1. ftoni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”, thuhet në dy pika të opinionit të Bakoyannis.
Knaus në një video të publikuar në X më tej thekson se ky është një lajm i mirë për të gjithë.
Ndryshe, java që vjen është e rëndësishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.
Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.
Pas 27 marsit, ku pritet të kalojë raporti i Dora Bakoyannis çështja e anëtarësimit të Kosovës do të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sesionet e të cilës do të mbahen nga mesi i prillit. /Telegrafi/
????
Report by ?? rapporteur, former FM @Dora_Bakoyannis:
“17. The Assembly, therefore, recommends that the Committee of Ministers:
17.1. invite Kosovo to become a member of the Council of Europe with the name “Kosovo”;
17.2. allocate 3 seats”
@coe pic.twitter.com/FeXgmdwOrL
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 22, 2024