Jenn dhe Matthew Brisch nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, i befasuan familjarët dhe miqtë e ftuar në ditëlindjen e saj të 30-të, kur njoftuan se ata po festojnë martesën.
Të pranishmit mbetën të habitur, kur ajo hoqi fundin e zi poshtë së cilit ishte fustani i nusërisë, transmeton Telegrafi.
“I ftuam të shkojmë në anën e dekoruar me tullumbace për një fotografi të përbashkët, pastaj hoqa fundin. Babai im e kuptoi i pari dhe nisi të qajë”, e ka shpjeguar nusja momentin dramatik.
Partnerët që nuk i duan ceremonitë luksoze dhe me shumë të ftuar, deshën t’i kenë vetëm më të afërmit dhe gjithçka të jetë sa më thjeshtë.
“Industritë e dasmave janë tmerrësisht të shtrenjta, që për ne janë të papërballueshme. Doja që gjithkush të ndjehet rehat dhe të mos shpenzojë për veshje” shtoi më tej nusja.
Ahengu i tyre vazhdoi me vallëzim dhe të qeshura, ndërsa ashtu siç deshën të porsamartuarit, nuk ngjante aspak me një dasmë. /Telegrafi/