I ftohti siberian ka prekur këto ditë vendin tonë ku dimrat e acartë nuk janë edhe gjë e zakonshme.
Por një gjë jo e zakonshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malishevë, ku në rrugët e qytetit banorët kanë parë një ujk.
Lajmi bëhet me dije nga portali “Malishevapress”, sipas të cilit, kafsha e egër është parë afër stacionit të policisë nga banorë të qytetit.