Site icon Telegrafi

I ftohti i papritur mbush Klinikën e fëmijëve në Shkup

Fëmijë me infektime të traktit të frymëmarrjes dhe alergji kanë mbushur Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Moti i ndryshueshëm, i ftohti i menjëhershëm në kombinim me sezonin e alergjive të polenit u krijuan probleme më të rinjve që ende nuk kanë imunitet të formuar.

“Me çeljen e luleve dhe të ftohtin, e gjithë kjo e irriton sistemin e sipërm të frymëmarrjes te fëmijët dhe vjen deri te ngufatja, krijimi i jargëve, vështirësive në frymëmarrje dhe e gjithë kjo është arsye që ata vijnë dhe kërkojnë ndihmë plotësuese. Një pjesë të tyre i hospitalizojmë, veçanërisht ata që kanë anamnezë për patologjinë e sipërme të frymëmarrjes dhe duhet doemos të them se klinikën e kemi me të vërtetë përplot dhe kërkojmë vend edhe në repartet tjera”, tha për Alsat-M, Aspasija Sofijanova, drejtor i Klinikës për sëmundje fëmijërore.

Pediatrit këshillojnë që në mot të këtillë zgjidhja më e mirë është që fëmijët të mos qëndrojnë shumë jashtë meqë ata për dallim nga më të moshuarit duan periudhë më e gjatë adaptimi me kushtet.

Exit mobile version