Site icon Telegrafi

I ftohti del jashtë çdo parashikimi, temperaturat sot ulen edhe më tepër

Ky mot i ftohtë prej kohësh nuk e kishte “mbërthyer” Shqipërinë, por rezulton të jetë edhe më i paparashikueshëm.

Kjo referuar temperaturave minimale, të cilat duket se kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Ka qenë shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi që gjatë mbledhjes së Zyrës Operacion-ale të thirrur nga Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur që edhe ai vetë e cilësoi të papritur.

Premçi tha se temperatura minimale sot në Shqipëri është shënuar -29 gradë celsius në Vermosh, çka rezulton të jetë jashtë çdo parashikimi.Kjo pasi meteorologët dhe parashikimet e bëra kanë treguar se temperatura minimale në Shqipëri duhet të shënonte -20 gradë celsius.

“Por si do të jenë temperaturat në vijim? Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci tha se në ditët në vijim do të ndihet një ngritje e temperaturave me 2 deri në 3 gradë celsius por sërish ngricat do të jenë prezentë dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes. Temperaturat ekstreme në -29 gradë celsius dhe -27 janë shënuar në Vermosh dhe në Shtyllë të Librazhdit gjatë ditës së sotme, Ndërsa -14 dhe -18 janë në Peshkopi, Kukës dhe Pukë. Në perëndim dhe bregdet temperaturat janë në -4 gradë celsius. Ai tha se i ftohti ka dalë përtej parashikimeve”, tha Premçi. /Telegrafi/

Exit mobile version