Sa herë i keni përshëndetur mysafirët dhe keni kujtuar në minutën e fundit që nuk e keni vendosur verën të ftohet? Pranojeni se nuk ka asgjë më të keqe se vera e zier.
Më poshtë po ju sjellim një udhëzues si të ftohet një shishe verë në vetëm tre minuta.
Gjithçka që ju nevojitet, ndoshta e keni tashmë në shtëpinë tuaj:
-
Mbushni enën me ujë të ftohtë,
-
Shtoni akullin dhe kripën,
-
Zhyt një shishe verë të mbyllur në ujë,
-
Llogaritni vetë sasinë e akullit dhe kripës,
-
Nxirreni shishen pas tre minutash dhe shërbejeni verën e ftohur në mënyrë perfekte!
Përkatësisht, kripa përshpejton uljen e temperaturës, në mënyrë që vera të ftohet shumë më shpejt.
Kripa ul temperaturën e ujit, por nuk e shndërron në akull. Mund të vendosni një shishe pije në frigorifer për disa minuta, por ky trik me ujë dhe kripë reagon më shpejt dhe ftohet më mirë se ajri i ftohtë.