Telegrafi

Ftohjet me ujë nga Corsair

Modeli më i lirë Hydro Series H40 i dedikohet shfrytëzuesve me kërkesa më të vogla, ndërsa ka ftohësin me diametër prej 120-milimetrash me ventilator si dhe ka bllokun ujor të ndërtuar nga alumini. Zgjidhja mund të montohet në të gjithë procesorët e Intelit dhe AMD-së, e çmimi i saj është 59 dollarë.

Më i avancuari Hydro Series H70 Core shitet pa ventilatorin mbi ftohësin me trashësinë për 38 milimetrave. H70 Core ka edhe bllokun ujor me bazë nga bakri për hir të qarkullimit më të mirë të nxehtësisë nga procesori, ndërsa çmimi i propozuar për këtë model është 89 dollarë. Të dy zgjidhjet janë të tipit të mbyllur dhe nga fabrika vijnë të mbushur me zgjidhjen ftohëse që nuk duhet zëvendësuar ose mirëmbajtur. /Telegrafi/