Telegrafi

Ftohet shqiptari i gjashtë te Zvicra

Zvicra ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Hungaria duke treguar se janë ndër favoritët për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Helvetët kanë triumfuar me rezultat 3-2, në një ndeshje ku u paraqitën katër futbollistë shqiptarë.

Granit Xhaka mungoi në këtë takim për shkak të kartonit të kuq, ndërsa do të jetë i gatshëm për Andorën.

Për takimin e dytë, trajneri Vladimir Petkovic ka ftuar edhe sulmuesin e rrezikshëm, Shani Tarashaj i cili luajti ndeshjen e parë me U21-shat.

Përveç super talentit nga Prizreni është ftuar edhe mesfushori i West Ham United, Edmilson Fernandes.

Tarashaj kishte pësuar një lëndim ndërsa ai tani është kthyer duke luajtur edhe për skuadrën e tij Eintracht Frankfurt.

Me ardhjen e Tarashajt në skuadrën e Zvicrës, numri i futbollistëve shqiptarë është shtuar në gjashtë sosh. /Telegrafi/